Aktualitet
LIVE- Tensione në protestën para Ministrisë së Arsimit/ As gazi dhe uji! Asgjë s’e ndal rininë, studentët zmbrapsin policinë
Tensione në protestën e studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, policia ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të rendit, studentët kanë vijuar qëndrimin e tyre, duke u përballur me policinë. Sipas pamjeve nga protesta, protestuesit kanë zmbrapsur efektivët, ndërsa tubimi vijon mes tensioneve.