Sociale

Bylykbashi: Rama e ka bërë ftesën për studentë që në fillim, nuk duhet të penalizohet integrimi në BE

2 min leximPublikuar më

Burimi: Euronews Albania ·

Deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi, tha se gjuha e dialogut është mënyra e duhur për të folur në një vend demokratik. Ajo u shpreh se studentët duhet të ulen me kërkesa të qarta dhe të arsyetuara për të përmbushur kërkesat e tyre.

Foto nga burimi: “Dialog pa kushte”, Bylykbashi: Rama e ka bërë ftesën për studentë që në fillim. Nuk duhet të penalizohet integrimi në BE

Deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi, tha në një intervistë për Euroneës Albania se gjuha e dialogut është mënyra e duhur për të folur në një vend demokratik. Ajo u shpreh se studentët duhet të ulen me kërkesa të qarta dhe të arsyetuara për të përmbushur kërkesat e tyre.

“Por ato që kërkojmë duhet të jenë kërkesa të argumentuara, të arsyetuara dhe me alternativa të dhëna, mbi të cilat hajde të diskutojmë dhe të japim një zgjidhje. Pastaj, ju diskutuat mbi këtë dhe atë, alternativa, patët që kjo nuk po përmbushet – ndoshta atëherë është momenti për t’i thënë që “po, ne folëm bashkë, lamë diçka për të përmbushur, kjo nuk u realizua, tani kemi dhe një arsye për të kërkuar pse duhet të ikësh”. Po deri atëherë ka kohë përpara dhe duhet shumë dialog. E njëjta gjë u bë dhe 2018-ta, dhe shumë gjëra që u bënë në 2018-ën”, tha Bylykbashi.

Sipas saj, situata e krijuar mund të penalizojë rrugëtimin e vendit në Bashkimin Evropian.

“Nuk e ka Shqipëria luksin sot të ndërpresë të gjithë ritmin e përmbushjes së detyrimeve dhe kapitujve për të qenë pjesë e Bashkimit Europian në 2030-ën, sepse viti 2027 është pas derës dhe është afati përfundimtar për mbylljen e kapitujve, se pastaj pjesa tjetër është proces politik i Bashkimit Europian. Kështu që, është shumë e rëndësishme të kuptojmë që kur kryeministri thotë këtë gjënë, ka parasysh e para shtetin ligjor dhe demokracinë shqiptare, e cila nuk mund të cenohet dhe të krijojë një standard ku sa herë dikujt i teket të krijojë një grup me… le të themi, sa ishin, se asnjëherë nuk i kam numëruar, po 500-1000 kapuça të zi që dalin në shesh e detyrojnë qeverinë të iki, që duan të shkatërrojnë çdo gjë dhe thonë “ta rindërtojmë nga e para”, po pa pasur idenë se si rindërtohet, kush është alternativa që vjen pas kësaj kërkese të tyre. Dhe e treta, sigurisht që ndryshime të tilla në këtë moment do të çojnë në një kaos institucional, duke ndërprerë të gjithë rrugëtimin që ne tashmë të gjithë bashkë e kemi bërë me shumë mund dhe që jemi në fazën finale”, u shpreh deputetja socialiste.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.