Aktualitet
Deputeti i CDU-së reagon për protestat në Tiranë
Deputeti gjerman i CDU-së, Knut Abraham, ka bërë një reagim për protestat studentore që po zhvillohen në Tiranë.

Deputeti gjerman i CDU-së, Knut Abraham, ka bërë një reagim për protestat studentore që po zhvillohen në Tiranë. Ai ka shkruar në një postim në platformën "X" se i ka ndjekur me shqetësim protestat në Tiranë dhe se qytetarët kërkojnë t'i jepet fund korrupsionit, mbrojtjes politike dhe lidhjeve mes krimit të organizuar dhe politikës. Abraham shton se këto kërkesa pasqyrojnë vlerat evropiane që Shqipëria është zotuar të respektojë.