Mourinho mund të ketë ndikuar në zgjedhjen e arbitrit për El Clásico
José Mourinho mund të ketë ndikuar në planet e Komitetit Teknik të Gjyqtarëve për El Clásico. Gazetari Roberto Gómez deklaroi se Hernández Hernández, i cili ishte zgjedhur fillimisht për të drejtuar përballejen mes Barcelonës dhe Real Madridit, nuk pritet të jetë arbitri i kësaj ndeshjeje.

Sipas Gómez, ndryshimi lidhet me reagimet e Mourinhos, i cili kishte shprehur dy herë habinë për faktin se emri i arbitrit të mundshëm ishte bërë i ditur shumë kohë përpara takimit. Kur u pyet nëse protestat e trajnerit portugez kishin ndikuar në këtë vendim, gazetari u përgjigj pozitivisht.
"Komiteti nuk deshiron të japë Mourinhos asnjë lloj municioni", ishte shpjegimi i Gómez, i cili pretendon se drejtuesit e arbitrimit kanë rishikuar planin fillestar. Ai shtoi se synimi ishte që ndeshja të drejtohej nga një arbitër me përvojë dhe përmendi Hernández Hernández si kandidatin e parë.
Megjithatë, deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar për emrin e arbitrit që do të drejtojë El Clásico. Gjatë diskutimit, Gómez përmendi si alternativa të mundshme Alberola dhe Sánchez Martínez, pa konfirmuar se cili prej tyre mund të marrë përsipër këtë sfidë.