Të enjten mblidhet Kuvendi, urdhër nga kryeparlamentari Peleshi!
Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi ka urdhëruar seanca plenare në Kuvend më 22 tetor, ku pritet të zhvillohen disa interpelanca me ministra të shumë ministrave.

Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi këtë të martë ka urdhëruar që të enjten e 22 tetorit të mbahet seanca plenare në Kuvend. Sipas njoftimit, seanca plenare do të nisë në orën 10:00 ku pritet të zhvillohen disa interpelanca.
Një interpelancë urgjente me ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo është kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Dy interpelanca janë kërkuar me ministrin Enea Karakaçi. Ato janë kërkuar nga deputetët Ermal Pacaj dhe Tedi Blushi. Ministri i Financave, Petrit Malaj pritet të këtë interpelancë, të kërkuar nga deputeti Tedi Blushi. Pas interpelancave, një tjetër pikë e rëndësishme është projektvendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale në Shqipëri.