Sport
Xhaja kthehet të arbitrojë në Europë, UEFA e cakton me Jorgjin në duelin e skuadrës që sapo ndali Egnatia
Juxhin Xhaja kthehet të drejtojë në një ndeshje të Ligës së Konferencës në Danimarkë, ndërsa Ena Jorgji është caktuar gjyqtar i katërt.

Gjyqtari i Superiores do të drejtojë në Danimarkë ndeshjen mes Midtjylland dhe skuadrës e cila pak ditë më parë barazoi me Egnatian, me St. Truidense të Belgjikës. Asistentë të tij janë Arbër Zalla dhe Mario Shazivari. Në VAR, është caktuar italiani Daniele Doveri, ndërsa Olsion Yzeiraj është caktuar në AVAR.