Gjykata lironte 13 tubuesit e arrestuar gjatë protestës
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka liruar 13 protestuesit e arrestuar gjatë tubimit. 12 prej tyre do të jenë me detyrim paraqitjeje, ndërsa për njërin është vendosur gjithashtu ndalimi i afrimit në tubime.

Gjykata ka liruar 13 protestuesit e arrestuar gjatë tubimit. Nga vendimi, 12 prej tyre do të jenë me detyrim paraqitjeje, ndërsa për njërin është vendosur gjithashtu ndalimi i afrimit në tubime. Ndërkohë, Prokuroria kishte kërkuar për 10 persona masat “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim/detyrim qëndrimi në një vend të caktuar”, ndërsa për G.P. dhe R.H. kishte kërkuar “arrest në shtëpi”. Gjykata, në përfundim të gjykimit të çështjes, pas shqyrtimit të provave të paraqitura nga organi i akuzes dhe pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, në mbështetje të Neneve 228, 229, 230, 244/1, 251, 252, 258, 259, 234 dhe 235 të Kodit të Procedurës Penale, V E N D O S I: 1. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim G.P., i dyshuar per kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” te parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal dhe “Shkaterrimi i prones” te parashikuar nga neni 150 te Kodit Penal. Caktimin e masës së sigurimit personal, ndaj personit nën hetim G. P., atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale. Urdhërohet personi nen hetim të paraqitet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10.00. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nen hetim G. P., nëse nuk mbahet apo nuk duhet të mbahet për efekt të ndonjë mase tjetër sigurimi apo vendimi dënimi. Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi. 2. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim R. H., i dyshuar per kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” te parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal dhe “Shkaterrimi i prones” te parashikuar nga neni 150 te Kodit Penal. Caktimin e masës së sigurimit personal, ndaj personit nën hetim R. H., atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalimi dhe detyrimi i qëndrimit në një vend të caktuar”, parashikuar nga neni 235 i K.Pr.Penal. Urdhërohet personi nen hetim të paraqitet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10.00. Urdherohet personi nën hetim R. H., të mos afrohet dhe të mos qëndrojë në një distancë më të vogël se 100 metra në ndërtesa të institucioneve publike, si dhe të ndalohet që të qëndrojë në sheshe dhe mjedise publike ku zhvillohet çdo grumbullim, tubim apo manifestim publik, pa autorizimin paraprak të kësaj gjykate. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nen hetim R. H., nëse nuk mbahet apo nuk duhet të mbahet për efekt të ndonjë mase tjetër sigurimi apo vendimi dënimi. Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.