Shqipëria, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike, investimet ngadalësohen
Shqipëria regjistroi rritjen e dytë më të ulët ekonomike në Ballkanin Perëndimor në tremujorin e dytë të vitit 2026, duke lënë pas vetëm Bosnjenë-Hercegovinën. Ekonomia shqiptare u zgjera me 3.6% me bazë vjetore, në nivelin më të lartë të mesatares së ponderuar të rajonit.

Shqipëria regjoni më i fundit për rritjen ekonomike në Ballkanin Perëndimor Shqipëria regjistroi rritjen e dytë më të ulët ekonomike në Ballkanin Perëndimor në tremujorin e dytë të vitit 2026, duke lënë pas vetëm Bosnjenë-Hercegovinën. Ekonomia shqiptare u zgjera me 3.6% me bazë vjetore, në nivelin më të lartë të mesatares së ponderuar të rajonit, e cila shënonte ritmin më të lartë të rritjes që prej tremujorit të dytë të vitit 2024.
Ngadalësimi i investimeve Ndërsa shumica e ekonomive të rajonit përshpeituën rritjen, Shqipëria shënonte një ngadalësim të lehtë, nga 3.7% në tremujorin e parë në 3.6% në të dytin. Veçanërisht i dukshëm ishte ngadalësimi i investimeve, që u rritën me vetëm 1.8%, nga 4% në tremujorin e mëparshëm, në një kohë kur vendet e tjera të rajonit regjistruan përshpejtim.
Rritja e investimeve vijoi të ngadalësohej, duke zbritur në 1.8% me bazë vjetore, nga 4.0% në tremujorin e parë të vitit 2026 dhe 9.9% në tremujorin e katërt të vitit 2025, por mbeti mbi nivelin prej 0.6% të regjistruar një vit më parë.
Shqipëria përmirëson pozicionin e jashtëm, turizmi mbështet suficitin Pavarësisht ritmit relativisht më të ulët të rritjes ekonomike, Shqipëria ishte ndër vendet që dhanë kontributin kryesor në përmirësimin e pozicionit të jashtëm të rajonit.
Sipas raportit, bilanci i llogarive korrente të Shqipërisë, i matur për katër tremujoret e fundit, kaloi në suficit prej 0.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në tremujorin e dytë të vitit 2026.
Ky përmirësim u mbështet nga rritja e eksporteve të shërbimeve, kryesisht turizmi, si dhe nga përmirësimi i bilancit të të ardhurave paraesore, pjesërisht si rezultat i të ardhurave më të larta nga puna afatshkurtër dhe ndërkufitare jashtë vendit.
Shqipëria ishte gjithashtu ndër vendet ku rezervat valutore u rritën më ndjeshëm në krahasim me një vit më parë.
Në nivel rajonal, deficiti mesatar i ponderuar i llogarive korrente, i matur për katër tremujoret e fundit, u ngushtua në 4.6% të PBB-së, ose 0.8 pikë përqindjeje më pak se një vit më parë.
Përmirësimi u nxit kryesisht nga Shqipëria dhe Serbia. Në këto të fundit, deficiti i llogarive korrente u ul nga 5.5% në 4% të PBB-së, falë rritjes së eksporteve të automjeteve dhe remitancave.
Në të kundërt, në Maqedoninë e Veriut, deficiti u zgjera me 1.3 pikë përqindjeje, duke arritur në 4.9% të PBB-së, si pasojë e rënies së remitancave dhe rritjes së deficitit tregtar të mallrave.
Mali i Zi vijoi të kishte pozicionin më të dobët të jashtëm në rajon, me deficiti të llogarive korrente prej 20.9% të PBB-së, nga 18% një vit më parë.
Investimet e huaja direkte neto, si përqindje e PBB-së, ishin më të ulëta se një vit më parë në shumicën e ekonomive të rajonit. Ato varionin nga 1.8% e PBB-së në Maqedoninë e Veriut në 6.4% në Kosovë. Sipas Komisionit Europian, vetëm në Shqipëri dhe Kosovë investimet e huaja direkte mbuluan më shumë se dy të tretat e deficitit të llogarive korrente.
Ballkani përshpejton rritjen, Maqedonia e Veriut kryeson Ekonomia e Ballkanit Perëndimor u rrit mesatarisht me 3.6% në tremujorin e dytë të vitit 2026, nga 3.2% në tremujorin e parë, duke shënuar ritmin më të lartë të zgjerimit në dy vite të fundit, pavarësisht mjedisit të jashtëm sfidues.
Përshpejtimi u nxit kryesisht nga Serbia, ekonomia më e madhe e rajonit, ku rritja ekonomike arriti në 3.8%, nga 3.2% në tremujorin e parë të vitit 2026.