Mourinho i dërgon mesazh Viniciusit: Diomandé i rrezikon vendin në formacion?
Trajneri i Real Madridit, José Mourinho, ka konfirmuar se Vinicius Junior do të luajë nga minuta e parë në ndeshjen kundër Leipzigut në Champions League, por ka theksuar se askush nuk ka të garantuar vendin në skuadër. Mourinho ka deklaruar se emri dhe statusi nuk mjaftojnë për të siguruar një vend në formacion dhe se lojtarët duhet të paraqesin performancë të mira për të ruajtur vendin e tyre.

Në prag të sfidës me Leipzigun në Champions League, trajneri i Real Madridit konfirmoi se braziliani do të jetë titullar, por theksoi se askush nuk e ka të garantuar vendin në skuadër. José Mourinho ka një mesazh të qartë për lojtarët e Real Madridit: emri dhe statusi nuk mjaftojnë për të siguruar një vend në formacion. Në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër RB Leipzig, trajneri portugez foli për Vinicius Junior dhe konkurrencën në repartin ofensiv, në një moment kur paraqitjet e Yan Diomandé kanë shtuar interesin rreth rolit të tij në skuadër. "E vetmja gjë e paprekshme këtu është stema. Asnjë lojtar nuk është i paprekshëm. Nuk ka rëndësi statusi, shiriti i kapitenit apo shuma e paguar për transferimin e tij. Një lojtar e fiton këtë status përmes paraqitjeve në fushë", deklaroi Mourinho. Trajneri konfirmoi se Vinicius do të luajë nga minuta e parë ndaj Leipzigut, por nuk zbuloi nëse braziliani do të aktivizohet në vend të Diomandé apo në një pozicion tjetër. Mourinho kujtoi se krahut i majtë është pozicioni natyral i sulmuesit brazilian, ndërsa la të hapur mundësinë e përdorimit të tij edhe në role të tjera, në varësi të situatës. "Vinicius është një sulmues i krahut të majtë. Mund ta përdor edhe në pozicione të tjera, në situata të caktuara, por ky është pozicioni i tij. Kjo është e vetmja gjë që mund të konfirmoj. Diomandé nuk ka nevojë ta dijë tani nëse do të luajë apo jo. Do ta shihni nesër", u shpreh portugezi. Mourinho pranoi gjithashtu se Real Madridi ka ende shumë për të përmirësuar, por theksoi se është i gatshëm të përshtatë idetë e tij për të gjetur zgjidhjet e duhur. Sipas tij, kërkesat në një klub si Real Madrid janë maksimale dhe skuadra duhet të vazhdojë të punojë për të arritur nivelin e dëshiruar. Përballja me Leipzigun është një tjetër provë për madrilenë në Champions League, por vëmendja do të jetë edhe te konkurrenca për vendet në sulm. Pas kësaj sfide, Real Madridi ka përpara edhe një përballje të rëndësishme në kampionat ndaj Barcelonës, duke e bërë menaxhimin e formacionit një çështje të rëndësishme për Mourinhon.