Berisha thirr shqiptarët: Mos i lini studentët vetëm, ata po luftojnë për të gjithë ne!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka thirrur qytetarët të bashkohen me studentët në protestë kundër qeverisë. Ai ka akuzuar kryeministrin Rama për përdorim të dhunës policore ndaj protestuesve dhe ka deklaruar se protesta e pedagogëve dhe profesorëve ka rrëzuar strategjinë e qeverisë për të frikësuar protestuesit.

Në mesazhin e tij, Berisha ka thirrur qytetarët të kapërcejnë frikën dhe të bashkohen me të rinjtë në protestë. Ai ka deklaruar se studentët, gjimnazistët dhe të rinjtë janë ngritur si feniksi nga hiri dhe po bëjnë detyrën e tyre. Berisha ka ftoi qytetarët të bashkohen me studentët nesër, në orën 10:00, para universitetit, duke e mbyllur mesazhin me thirrjen: "Të gjithë me të rinjtë, të gjithë tek ata nesër në orën 10:00 para universitetit, gjer në fitore".
Prej një jave, Tirana po përjeton terrorin e kuq që Shqipëria nuk e njihnte më që nga ditët e zeza të regjimit komunist. Prej një jave, fëmijët shqiptarë, nën moshë, gjimnazistët dhe studentët po dhunohen barbarisht nga grupe narko-kriminale me uniformë.
Prej një jave, mbi 2 mijë vajza, djem, gjimnazistë, të mitur, studentë, janë dhunuar egerisht, ndaluar apo arrestuar dhe kanë mbushur paraburgimet e vendit nga burgu famëzi i Burrelit gjer në burgun e Beratit.
Prej një jave, kemi parë disproporsi të madhe ndaj reagimeve në vetëmbrojtje të studentëve kundër shkopinjve të gomës që thyejnë kokat e tyre të njoma, gazit helmues që është ngritur si një re e zezë mbi qiellin e Tiranës dhe çdo ditë po mbyt jo vetëm studentët dhe gjimnazistët, por edhe shkollat dhe banorët e tyre në Tiranë. Plumbave të gomës që lleshën në breshëri, me pamëshirë, në shkelje të plotë të ligjit, ndaj studentëve, gazetarëve, por edhe qytetarëve, dhe që kanë çarë kafkat e tyre.
Edi Rama, për të shpëtuar lëkuren e tij, shpalosi dje platformën kriminale të terrorit të kuq. Bazuar në mercenarë, vrasës serialë të paguar 2500 euro, bazuar në mercenarë dhe vrasës serialë të importuar nga jashtë dhe në mjete të teknologjisë së terrorit. Por, protesta e sotme e mijëra asistentëve, pedagogëve dhe profesorëve të universiteteve në mbështetje të studentëve të tyre, përmbysi platformën e terrorit të kuq të Edi Ramës.
Kjo që po shohim është fundi i merituar i Edvin Kristaq Xhelatit.
Edi Rama, pasi nxiu jetën 13 vite shqiptarëve me vjedhjen kolosale të fondëve dhe pasurive publike, me arrogancën, përçmimin, me krimin, drogën, me bllokimin e rotacionit politik dhe farsat eletorale, vendosi që deri në fund të tij të krijojë kosto të renda Shqipërisë.
Ai kërkon të mbrojë me çdo çmim lëkuren, krimet, paratë e tij, mirëpo studentët dhe të rinjtë heroikë nuk bëjnë pas. Ata së bashku me pedagogët e tyre, prapë sot dolën në sheshin e mejdanit, asgjësuan platformën e terrorit të kuq të Edvin Kristaq Kolekës.
Por çdo qytetar shqiptar duhet të kuptojë se sot ka një përgjegjësi.
Qytetarët shqiptarë të të gjitha bindjeve politike, por dhe ata të paparti, nuk duhet të harrojnë se prej 13 vitesh keni ngritur zërin, keni kërkuar që të rinjtë të ngrihen kundër të keqes që ka kapluar vendin. Keni kërkuar prej tyre të marrin fatin e tyre në dorë. Studentët, gjimnazistët, të rinjtë janë ngritur si feniksi nga hiri.
Ata po bëjnë detyrën e tyre. Tani është radha juaj.