Bota
Nisin bisedimet ushtarake dhe teknike mes Libanit dhe Izraelit
Bisedimet ushtarake dhe teknike mes Libanit dhe Izraelit kanë filluar në Tampa të Floridës, nën ndërmjetësimin amerikan.
Këto bisedimet synojnë shqyrtimin e zbatimit të marrëveshjes kornizë të nënshkruar në qershor të këtij viti dhe diskutimin e zonave pilot në jug të Libanit, nga të cilat ushtria izraelite pritet të tërhiqet. Bisedimet janë pjesë e përpjekjeve të SHBA-ve për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes, në një kohë kur Izraeli vazhdon sulmet ndaj zonave në jug të Libanit.