Aktualitet
Edukatorja në kopshtin shtetëror të Fierit keqtrajtoi fëmijën 4-vjeçar, e ëma e dhunon pas ngjarjes
Policia e Fierit ka proceduar penalisht një 44-vjeçare dhe një 29-vjeçare për keqtrajtimin e një fëmije 4-vjeçar në një kopsht shtetëror.

Policia e Fierit ka proceduar penalisht një 44-vjeçare dhe një 29-vjeçare për keqtrajtimin e një fëmije 4-vjeçar në një kopsht shtetëror. Dyshohet se 44-vjeçarja, me inicialet E. P., edukatore në një kopsht shtetëror, ka keqtrajtuar në kopsht fëmijën 4-vjeçar të 29-vjeçares. Kjo e fundit dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj edukatores.