Shqetësimet në SHBA për një samit Trump-Putin-Xi
Propozimi për një takim trepalësh mes presidentit amerikan Donald Trump, presidentit rus Vladimir Putin dhe liderit kinez Xi Jinping po ngre shqetësimet për pasojat e mundshme politike në Washington. Shqetësimet lidhen me mundësinë që Trump të bëjë negociata drejtpërdrejtë me Putinin dhe Xi Jinping për çështje të renditësishme ndërkombëtare, pa pjesëmarrjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ideja e takimit rikthen në vëmendje Konferencën e Jaltës të vitit 1945, kur udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Sovjetik dhe Britanisë diskutuan rendin ndërkombëtar pas Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë, një takim i ri mes Washingtonit, Moskës dhe Pekinit do të zhvillohej në rrethana krejtësisht të ndryshme, pasi Rusia dhe Kina konsiderohen rivalët kryesorë strategjikë të SHBA-së.
Mediat e huaja bëjnë me dije se, shqetësimet lidhen veçanërisht me mundësinë që Trump të bëjë negociata drejtpërdrejtë me Putinin dhe Xi Jinping për çështje të renditësishme ndërkombëtare, pa pjesëmarrjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Një skenar i tillë mund të interpretohet si përpjekje për të vendosur të ardhmen e Ukrainës pa pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të Kievit.
Krahasimet me Konferencën e Mynihut të vitit 1938, kur fuqitë evropiane pranuan kërkesat territoriale të Adolf Hitlerit, pasqyrojnë frikën se një marrëveshje e arritur në kurriz të Ukrainës mund të krijojë precedentë të rrezikshëm për sigurinë evropiane. Pasojat politike për Trump mund të jenë po aq të renditësishme. Një pjesë e republikanëve mund ta kundërshtojë ashpër një nismë që shihet si lëshim ndaj Moskës dhe Pekinit, duke thelluar ndarjet brenda partisë përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit.