Shoqata e Gjyqtarëve: Mungesa e mbrojtjes nga policia dhe deklaratat e Ramës janë shqetësuese
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë ka deklaruar se aktet e dhunshme të ndodhura gjatë protestave të studentëve dhe sulmet ndaj Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Apelit janë shqetësuese. Shoqata ka thënë se këto veprime rrezikojnë jetën e punonjësve në gjykatë dhe funksionimin normal të drejtësisë.
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë ka deklaruar se aktet e dhunshme të ndodhura gjatë protestave të studentëve dhe sulmet ndaj Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Apelit janë shqetësuese. Shoqata ka thënë se këto veprime rrezikojnë jetën e punonjësve në gjykatë dhe funksionimin normal të drejtësisë.
Shoqata ka thënë se mungesa e masave parandaluese dhe mbrojtëse nga strukturat e Policisë së Shtetit është shqetësimi i tyre. Shoqata ka thënë se mbrojtja e institucioneve gjyqësore nuk mund të trajtohet si një detyrë dytësore.
Shoqata ka thënë se gjuha e papërshtatshme e përdorur publikisht nga Kryeministri Edi Rama ndaj gjyqtarëve që kanë shqyrtuar ose po shqyrtojnë kërkesat e prokurorisë për caktimin e masave të sigurimit ndaj protestuesve është problematike. Shoqata ka thënë se deklaratat e kryeministrit ndikojnë në besimin e publikut ndaj vendimeve gjyqësore.
Shoqata ka thënë se u bën thirrje të gjitha institucioneve shtetërore dhe faktorëve me përgjegjësi politike dhe publike të tregojnë vetëpërbajtje, përgjegjshmëri dhe respekt për pavarësinë e pushtetit gjyqësor. Shoqata ka thënë se kërkon marrjen e menjëhershme të masave për sigurinë e gjykatave dhe të personave që ushtrojnë funksione në to, si dhe ndalimin e çdo forme presioni ndaj gjyqtarëve për shkak të ushtrimit të detyrës, mbi të gjitha si detyrim në shërbim të qytetarëve.
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë deklaron me forcë aktet e dhunshme të ndodhura gjatë protestave të fundit, të cilat kanë cenuar sigurinë dhe integritetin e institucioneve të drejtësisë. Sulmet ndaj godinave të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, përfshirë zjarrvënie në mjediset e Gjykatës së Lartë dhe dëmtimin e dosjeve gjyqësore, përbejnë akte të papranueshme në një shoqëri demokratike. Këto veprime nuk rrezikojnë vetëm jetën dhe sigurinë e gjyqtarëve, punonjësve gjyqësorë dhe personelinë e administrativ, por cenojnë drejtpërdrejt funksionimin normal të drejtësisë. Çdo pengesë në veprimtarinë e gjykatave përthehet në pasoja konkrete për qytetarët, të cilëve u vonohet ose u vështirësohet marrja e drejtësisë. Liria kushtetuese e shprehjes dhe e tubimit është një vlerë themelore e demokracisë, por ushtrimi i saj nuk mund të shërbejë si justifikim për dhunën ndaj institucioneve dhe cenimin e sigurisë së njerëzve që ushtrojnë detyrën në to. Cenimi i gjykatave dobetëson mbrojtjen e lirive dhe të drejtave kushtetuese.
Po aq alarmues është shqetësimi për mungesën e masave të përshtatshme parandaluese dhe mbrojtëse nga strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat kanë përgjegjësi ligjore për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Mbrojtja e institucioneve gjyqësore nuk mund të trajtohet si një detyrë dytësore, aq më pak të mbetet në varësi të zhvillimeve të paparashikuara gjatë tubimeve publike. Siguria e gjykatave dhe e personave që ushtrojnë funksione në to kërkon vëmendje të posaçme, planifikim dhe reagim efektiv nga autoritetet përgjegjëse. Drejtësia është qëllimi i Shtetit, po aq sa i individit. Veçanërisht shqetësues është ekspozimi ndaj akteve të dhunës i institucioneve që japin shërbimin e drejtësisë, ndërkohë që mbrojtja e tyre është kusht i domosdoshëm për funksionimin e shtetit të së drejtës. Garantimi i sigurisë së këtyre institucioneve nuk është çështje privilegjesh institucionale, por detyrim shtetëror ndaj qytetarëve dhe interesit publik.
Në këtë klimë të tensionuar, Shoqata vlerëson po aq problematike gjuhën e papërshtatshme të përdorur publikisht nga Kryeministri ndaj gjyqtarëve që kanë shqyrtuar ose po shqyrtojnë kërkesat e prokurorisë për caktimin e masave të sigurimit ndaj protestuesve. Kritika ndaj vendimmarrjes gjyqësore është e ligjshme, por ajo nuk mund të shndërrohet në sulm personal, delegjitimim të gjyqtarëve apo trysni publike mbi ushtrimin e funksionit të tyre.