Aktualitet

Policia nuk i ndahet protestuesve, zonat që blindohen nga forcat speciale

1 min leximPublikuar më

Burimi: Pamfleti ·

Protestuesit janë ndarë në disa grupe dhe forcat e policisë janë ndarë në disa grupe për të ndjekur këmba këmbës rinjtë protestues.

Foto nga burimi: Policia nuk i ndahet protestuesve, zonat që blindohen nga forcat speciale

Policia nuk i ndahet protestuesve. Forca të shumta policore po ndjekin një grup të rinjsh në rrugët dhe rrugicat e Tiranës, ndërsa e gjithë zona e Pazarit të Ri është blinduar nga uniformat blu. Gjithashtu, zona e qendrës së Tiranës është blinduar nga dhjetra forca policore, veçanërisht ajo te Ushtari i Panjohur dhe sheshi Skënderbej.

Protestuesit janë ndarë në disa grupe duke tentuar të çorëtojnë forcat e policisë, por edhe këto të fundit duket se kanë ndryshuar strategji, pasi me forca të shumëfishuara nuk po i lenë hapësirë grupeve të të rinjve që t'i qarkullojnë.

Forcat e policisë janë ndarë në disa grupe, që ndjekin këmba këmbës të rinjtë protestues, ndoshta me synimin për të bllokuar ato, duke i zenë në zona, që nuk kanë mundësi të largohen apo të shpëtojnë ndalimit.

Në dallim nga ditët e mëparshme, në orët e pasdites të të martës, forcat e rendit po lëvizin në mënyrë më të organizuar, teksa në ndihmë të tyre janë autobotë që hedhin ujin me presion.

Në aksionin policor janë trupat e FNSH dhe ato Shqiponja, ndërsa grupet e protestuesve janë ndarë në të paktën 5 grupe të vogla, që u ndanë në 5 drejtime.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.