Etrit Berisha në rekord historik në Suedi, portieri i Kombëtares shqiptare rikthehet shkëlqyeshëm
Etrit Berisha, portieri i Kombëtares shqiptare, është në një periudhë pozitive në kampionatin suedez, duke regjistruar 389 minuta pa pësuar gol me fanellën e Hacken.

Etrit Berisha, portieri i Kombëtares shqiptare, është në një periudhë pozitive në kampionatin suedez, duke regjistruar 389 minuta pa pësuar gol me fanellën e Hacken. Statistikat tregojnë se Berisha ka mbajtur portën të paprekur në 6 nga 7 ndeshjet e fundit. Një ecurie që ka marrë edhe vlerësimin e klubit suedez, i cili ka evidentuar paraqitjet e portierit shqiptar pas një periudhe të gjatë mungese për shkak dëmtimi.
Berisha u rikthye në fushë në muajin gusht, në fitoren 1-0 ndaj Halmstad. Që prej asaj përballjeje, ai ka zhvilluar shtatë ndeshje, duke pësuar gol vetëm kundër Vasteras, më 29 gusht.
Paraqitjet e tij kanë ndihmuar Hacken të ruajë pozitat në pjesën e sipërme të renditjes. Skuadra suedeze mbajnë vendin e katërt me 42 pikë, ndërsa deri në përfundim të kampionatit kanë mbetur edhe gjashtë javë.
Por Berisha ka përpara edhe një objektiv individual. Rekordi historik i kampionatit suedez për minutat pa pësuar gol është 808 dhe i përket ish-portierit të Halmstad, Hakan Svensson, i cili e vendosi gjatë sezoneve 1999-2000.
Me 389 minuta të regjistruara, Berishës i duhen edhe 419 minuta për të barazuar këtë rekord dhe 420 për ta thyer. Një objektiv që kërkon vazhdimësinë e paraqitjeve të fundit dhe mbajtjen e portës të paprekur për disa ndeshje të tjera.
Pas dëmtimit që e mbajti larg fushës, portieri shqiptar ka rikthyer vëmendjen te paraqitjet e tij në Suedi. Tani mbetet për t'u parë nëse do të arrijë ta shndërrojë këtë seri në një rekord të ri të kampionatit.