Aktualitet
Protesta në Tiranë, policia i largon protestuesit nga bulevardi dhe sheshi
Protesta në Tiranë, policia i largon protestuesit dhe ata vazhdojnë drejt Zogut të Zi.

Policia shpërndau protestuesit nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas edhe nga sheshi “Skënderbej”. Protestuesit janë larguar në drejtim të Bulevardit “Zogu i Parë”, duke vijuar më tej drejt Unazës së Madhe të Tiranës, nga ish-Stacioni i Trenit në drejtim të Zogut të Zi.