Protestuesit të shpërndarë, një pjesë vijojnë të grumbulluar para Kryeministrisë
Protestuesit janë shpërndarë në rrugët e kryeqytetit pas përplasjeve në sheshin Skënderbej, ndërkohë një pjesë e tyre vijon të grumbulluar para Kryeministrisë.

Protestuesit vijojnë të shpërndarë në rrugët e kryeqytetit pas përplasjeve në sheshin Skënderbej. Një pjesë e tyre ka marshuar përgjatë Unazës së vogël të qytetit, ku i kanë vënë flakën koshave të mbeturinave. Gjatë marshimit, protestuesit janë ndjekur nga forcat e policisë, me qëllim shoqërimin e tyre.
Ndërkohë, një pjesë tjetër e protestuesve vijon të grumbulluar para Kryeministrisë. Në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ka një prani të shtuar të forcave të policisë dhe po ashtu ka dhe mjete ujëhedhëse.