Arrestohen dy persona të dyshuar për spiunazh në Danimarkë
Dy persona të dyshuar për spiunazh u arrestuan në Danimarkë, në shënjestër një kompani e mbrojtjes.

Dy persona të dyshuar për spiunazh u arrestuan në Danimarkë, në shënjestër një kompani e mbrojtjes. Autoritetet daneze kanë arrestuar dy burra të dyshuar për spiunazh, ndërsa hetimet po zhvillohen në bashkëpunim me shërbimet e inteligjencës së vendit. Dy të arrestuarit u ndaluan më 19 tetor 2026 në Jutlandën e Veriut dhe dolën para gjykatës në Aalborg, ku u përballën me akuza për spiunazh, në bazë të nenit 108 të Kodit Penal danez.
Mediat e huaja bëjnë me dije se, policia nuk ka dhënë detaje të mëtejshme mbi çështjen, por ka bërë të ditur se hetimi po trajtohet me seriozitet të lartë. Mësohet se, dy burrat janë rreth të 20-ave dhe gjatë seancës gjyqësore kanë pasur përkthyes të gjuhës ruse. Dyshimet lidhen me kompaninë MyDefence, e cila është e specializuar në teknologji për zbulimin dhe neutralizimin e dronëve.
Megjithatë, autoritetet nuk kanë konfirmuar zyrtarisht nëse kjo kompani ishte objektivi i operacionit të dyshuar të spiunazhit. Hetimet vijojnë për të përcaktuar natyrën e veprimtarisë së dyshuar dhe nëse persona apo struktura të tjera kanë qenë të përfshira në këtë çështje.