Iranja thërret për prodhimin e armëve bërthamore për të mbrojtur veten
Iranja është nisur të thërret për prodhimin e armëve bërthamore për të mbrojtur veten nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit. Kjo thirrje është bërë në një kohë kur konflikti midis tyre është në një fazë të rëndësishme.

Iranja është nisur të thërret për prodhimin e armëve bërthamore për të mbrojtur veten nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit. Kjo thirrje është bërë në një kohë kur konflikti midis tyre është në një fazë të rëndësishme.
Thirrjet për prodhimin e armëve bërthamore janë bërë nga ligjvënës dhe zyrtarë të lartë të sigurisë, duke përfshirë Kamalin Kharazin, këshilltarin e udhëheqësit suprem, ajatollah Ali Khamenei. Kharazi tha më 2024 se Teherani mund ta rishikojë doktrinën e tij bërthamore nëse do të ndiente se përballej me një kërcënim ekzistencial.
Lufta e zhvilluar këtë vit nga SHBA-ja dhe Izraeli kundër Iranit duket se nga disa po shihet pikërisht si një kërcënim i tillë. Khamenei dhe një grup i zyrtarëve më të lartë të sigurisë dhe komandantëve ushtarakë të Iranit u vranë në valën e parë të sulmeve më 28 shkurt.
Operacionet e mëdha ushtarake amerikane janë reduktuar, duke i lënë vendin presionit ekonomik, përfshirë bllokadën detare të porteve iraniane, teksa bisedimet përmes ndërmjetësve kanë ngecur. Presidenti amerikan, Donald Trump, hodhi poshtë propozimin e fundit të Iranit për një armëpushim shtatëditor dhe rihapjen graduale të Ngushticës së Hormuzit, teksa kërcënoi me rifillimin e sulmeve të mëdha.
Irani nënshkroi Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT) në vitin 1968 dhe e ratifikoi atë më 1970. Traktati ndalon shtetet që kanë armë bërthamore që të transferojnë arsenalet e tyre te shtetet e tjera dhe i detyron shtetet që nuk kanë armë bërthamore të mos i prodhojnë ato, teksa garanton qasjen në teknologjinë bërthamore për qëllime paqësore, por me mbikëqyrje.
Në qershor të vitit të kaluar, Izraeli dhe SHBA-ja kryen sulme ajrore ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke paralajmëruar se Irani ishte pranë zhvillimit të armëve bërthamore. Më 28 shkurt, të dyja vendet e shtuan edhe më shumë presionin, duke nisur sulmet ajrore që çuan në luftën aktuale.
Ahmad Bakhshayesh Ardestani, ligjvënës dhe anëtar i Komisionit me ndikim të Parlamentit iranian për Sigurinë Kombëtare dhe Politikën e Jashtme, argumentoi së fundi se Irani tashmë e ka paguar çmimin për programin e tij bërthamor dhe se ka ardhur koha të prodhojë armë.
Hossein Ali Haji-Deligani, një tjetër ligjvënës, e përshkroi mungesën e parandalimit bërthamor të Iranit si një nga dobësitë e tij kryesore dhe sugjeroi se një bombë mund të testohet në një të ardhme jo shumë të largët.
Edhe Mohsen Rezaei, sekretar i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, la të kuptohej se prodhimi i armëve bërthamore mbetet një mundësi. Ai ka fajësuar politikat e Trumpit për “shtyrjen e botës drejt posedimit të armëve bërthamore”.