Nedim Bajrami dhe Al-Taawoun në krizë, vetëm 4 pikë në 10 ndeshje
Nedim Bajrami dhe skuadra e Al-Taawoun janë në krizë pas humbjes së tyre në kampionatin e Arabisë Saudite. Bajrami nisi ndeshjen nga stoli dhe u aktivizua në minutën e 79-të, por nuk arriti të ndikonte në rezultat.

Al-Taawoun ka regjistruar një tjetër humbje në kampionatin e Arabisë Saudite, duke thelluar krizën e rezultateve. Sot, skuadra ku aktivizohet shqiptari Nedim Bajrami numëron vetëm 4 pikë pas 10 javësh, ndërsa këtë herë pësoi disfatë 0-1 në shtëpi përballë Al-Qadsiah.
Takimi u vendos në mënyrë dramatike në minutën e 96-të, kur Reijnders shënoi golin që i dha tri pikët skuadrës mikes. Një goditje e rëndë për Al-Taawoun, që ishte vetëm pak sekonda larg marrjes së një pikë.
Nedim Bajrami e nisi ndeshjen nga stoli dhe trajneri e aktivizoi në minutën e 79-të. Futbollisti i Kombëtares shqiptare nuk arriti të ndikonte në rezultat, ndërsa skuadra e tij pësoi golin vendimtar në kohën shtesë.
Përveç humbjes, Al-Taawoun u përball edhe me probleme fizike gjatë takimit, pasi tre futbollistë të skuadrës dolën nga fusha për shkak dëmtimesh.
Ndërkohë, Al-Qadsiah mori përkoheqësisht kryesimin e kampionatit me 25 pikë pas 10 javësh, një më shumë se Al-Hilal, që ka një ndeshje më pak, dhe gjashtë më shumë se Al-Nassr i Cristiano Ronaldos, që ka zhvilluar dy takime më pak.
Për Al-Taawoun, bilanci prej vetëm 4 pikësh në 10 ndeshje tregon përmasat e krizës, ndërsa Bajrami dhe shokët e tij duhet të kërkojnë pikët e nevojshme për t'u larguar nga fundi i renditjes.