Pedagogu: Qeveria të garantojë normalitetin për njerëzit, siguria publike mbetet sfida
Pedagogu Klementin Mile ka komentuar mesazhet e kryeministrit Edi Rama lidhur me protestën, duke thënë se qeveria duhet të garantojë normalitetin për njerëzit dhe siguria publike.

Pedagogu Klementin Mile, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar mesazhet e kryeministrit Edi Rama lidhur me protestën, duke u ndalur te sfidat e qeverisjes në mandatin e katërt. Sipas Miles, mesazhi i Ramës i drejtohet fillimisht bazës së Partisë Socialiste, me synimin për të përcjellë siguri dhe besim, por komunikimi shkon përtej saj, duke iu drejtuar në tërësi elektoratit shqiptar. Ai thotë se problemet e qeverisjes nuk janë të reja për një kabinet që ndodhet në mandatin e katërt. “Unë mendoj që edhe i është drejtuar bazës vet, bazës socialiste për ta siguruar jemi të fortë jemi mire. Dhe më pas ka patur edhe një komunikim më të gjerë, ideja është për një grup protestuesish. Por nuk është për ata, i flet në tërësi elektoratit shqiptar. Për mua vështirësia e qeverisë ka qenë kjo të qeverisë, të garantojë normalitetin për njerëzit. Kjo është qeveri në mandatin e 4 dhe një qeveri në mandatin e 4 nuk i filluan problemet tani. Kjo narrativa që na mbytën skandalet e qeverisjes, apo performanca e keqe, çon tek kjo gjë që pavarësisht të gjitha këtyre, Rama ka rritur numrin e deputetëve dhe të votave. Pra i bie që nuk funksionon kjo narrativa. Ajo që e dënon Ramën, këta shqiptarë e kanë votuar dhe motivuar këta nuk e falin dot kur nuk u siguron rendin dhe sigurinë publike”, tha ai.