Fabinho: Ernest Muçi është lojtari më i mirë i ndeshjes, pasi ai është shumë i mirë në sulm dhe mbrojtje
Fabinho, ish-futbollist i Liverpoolit dhe fitues i Ligës së Kampioneve, ka deklaruar se Ernest Muçi është lojtari më i mirë i ndeshjes mes Besiktas-it dhe Trabzonspor-it. Ai ka vlerësuar kontributin e Muçit në të dy fazat të lojës, duke përmendur se ai është shumë i mirë në sulm dhe mbrojtje.

"Unë do të kisha zgjedhur Ernest Muçin si lojtari i ndeshjes", deklaroi Fabinho. "Ai luajti një rol të madh në golin e parë. Nuk më kujtohet mirë goli i dytë, por jam i sigurt se duhet të ketë kontribuar edhe tek ai gjithashtu. Ai punoi shumë në sulm dhe gjithashtu ofroi shumë ndihmë në fazën mbrojtëse", tha Fabinho.
Kështu, edhe pa shënuar, Ernest Muçi arriti të marrë vlerësimin e një futbollisti me përvojë ndërkombëtare si Fabinjo, i cili vëçoi pikërisht sulmuesin shqiptar për ndikimin e tij në lojë.