Mazniku: Fëmijët që gjuanin policin duhet shoqëruar
Deputeti i Partisë Socialiste, Arbjan Mazniku, tha se fëmijët që gjuanin policin duhet shoqëruar, pasi ata duhet të kenë ndonjë përgjegjësi për veprimet e tyre.

Deputeti i Partisë Socialiste, Arbjan Mazniku, ishte i ftuar në “Topin e Kam Unë”, ku u përball me pyetjet e të rinjve rreth protestës. Njëri prej tyre, Enri, e pyeti nëse ka ndonjë koment për fëmijët e dhunuar gjatë protestës, ndërsa deputeti iu përgjigj se duhet bërë reflektim nga të dyja palët. Mazniku tha se çdokush që ka lidhje emocionale me qytetin, ta shohë Tiranën me gurë, me policë, me ndërtesa të djegura, është një gjë që nuk të vjen mirë. Ai mendoj se duhet ta shohim çështjen në tërësinë e saj. Siç shohim përdorimin e forcës nga policia, duhet të shohim dhe përdorimin e forcës së protestuesve ndaj ndërtesave. Në çdo vend, ku përdoret dhunë ndaj ndërtesave publike, policia përdor ndërhyrje me forcë, ndaj çdo lloj moshe. Nëse 13-vjeçari ka gjuajtur me gurë dhe ka goditur një polic, atëherë ai duhet shoqëruar.