Fermeri tregon kostot e kultivimit të lajthisë dhe vështirësitë e prodhimit
Fermeri Julvin Marku tregon se kultivimi i lajthisë kërkon investim fillestar dhe punë të vazhdueshme për të shmangur dëmtimet që mund të ulin prodhimin.

Fermeri Julvin Marku nga Fushë-Kruja ka përvojë të gjashtëvjeçare në kultivimin e lajthisë. Ai ka shprehur se kultivimi i lajthisë kërkon investim fillestar dhe punë të vazhdueshme për të shmangur dëmtimet që mund të ulin prodhimin. Në emisionin "Toka Jonë" në ABC News, Marku ka thënë se nisja e një plantacioni me lajthi kërkon një investim që shkon rreth 5 milionë lekë për hektar, në varësi të kostove të përfshira.
Përvoja e vitit të parë ishte një ndër mësimet më të vështira për Markun. Mbjellja në një periudhë të papërshtatshme dhe mungesa e informacionit të duhur sollën kalbëzimin e fidanëve. Më vonë, dëme në prodhim shkaktuan edhe brejtësit. Marku ka thënë se një nga periudhat më intensive të punës është vjelja, kur nevojitet më shumë krah pune për mbledhjen e lajthive, pastrimin e barërave dhe mbrojtjen e bimëve nga dëmtuesit.
Edhe këtë vit, prodhimi është ndikuar nga kushtet atmosferike. Sipas Markut, thatësira ka ulur rendimentin, duke bërë që sasia e përftuar të jetë më e vogël nga sa priste. "Ky vit nuk ka qenë ndër vitet më të mira të prodhimit, për shkak të thatësirës. Rreth dy kuintalë. Nëse do të kishte reshje, do të ishte më shumë", ka thënë Marku.
Marku prodhon lajthin në tregun vendas dhe shetëndodhjen e tij e mundëson të mbulojë shpenzimet dhe të sigurojë fitim, pavarësisht rendimentit më të ulët të këtij viti. Ai ka thënë se një tjetër problem që ai ngre është mungesa e ujit për vaditje dhe mosfunksionimi i kanaleve vaditëse. Gjatë verës, kur bimët kanë më shumë nevojë për ujë, furnizimi mbetet problematik, ndërsa në dimër zona përballet me përmbytje.
Për Markun, përmirësimi i infrastrukturës vaditëse do të ishte një ndihmë e rëndësishme për zhvillimin e bujqësisë dhe rritjen e prodhimit. Ai ka thënë se më shumë informacion, përvojë dhe mbështetje për fermerët mbeten elementë të rëndësishëm për këdo që dëshiron të investojë në këtë kulturë bujqësore.