Aktualitet
Ministria e Shëndetësisë jep detaje për të lënduarit në protestë
Ministria e Shëndetësisë ka dhënë përditësimet për personat e lënduar në protestën studentore të zhvilluar në Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë përditësimet për personat e lënduar në protestën studentore të zhvilluar në Tiranë. Sipas ministrisë, në urgjencën e spitalit të Traumës deri në orën 21:00 janë paraqitur 4 kalimtarë, njëri prej tyre deklaroi se ishte lënduar dje gjatë protestës, një tjetri u shtrua pas ekzaminimeve dhe një efektiv policie. Në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" është paraqitur një protestuese e cila u largua nga spitali pasi mori mjekim.