"I riu qan nga nervat para Maznikut: "Si mund të mbrohet Kryeministria me forcat RENEA?"
Studenti Angjelo shpërtheu në lot dhe kritikoi qeverinë për mënyrën se si ka reaguar ndaj protestuesve, duke akuzuar se forcat RENEA po bëjnë presion ndaj prindërve të tyre.

Debati në studio mes të riut Angjelo dhe ministrit Mazniku u shoqërua me emocione të forta, teksa studenti shpërtheu në lot nga nervat, duke kritikuar qeverinë për mënyrën se si ka reaguar ndaj protestuesve. Ai akuzoi mazhorancën se po ushtron presion jo vetëm ndaj të rinjve, por edhe ndaj familjeve të tyre, ndërsa ngriti pikëpyetje për angazhimin e forcave RENEA në mbrojtje të Kryeministrisë. Angjelo e cilësoi qeverinë si të zhveshur nga legjitimiteti dhe u bëri thirrje përfaqësuesve të saj të dalin në terren për të parë nga afër realitetin e protestuesve. Ai tha se nuk e kupton se si kanë fytyrë të dalin nëpër media e të mbrojnë këtë masakër dhe se forcat RENEA janë kundër elementëve të armatosur dhe studentëve. Ai u ftoi ministrit Mazniku të vijë në rrugicën e protestës për të shohur realitetin dhe për të parë se si janë tentuar të vrarë protestuesit.