Gjimnazistja qan në studio: “Nuk jam e sigurt a ta vazhdoj jetën time në Shqipëri”
Gjimnazistja shpreh shqetësim për mungesën e infrastrukturës në shkolla, problematikat me vlerësimin e nxënësve dhe mungesën e mësuesve profesionistë.

Gjimnazistja nuk i mbajti dot lotët në studion e “Topin e kam unë”, teksa foli për vështirësitë me të cilat përballen të rinjtë në sistemin arsimor në Shqipëri dhe pasigurinë për të ardhmen e tyre. Ajo ngriti shqetësimin për mungesën e infrastrukturës në shkolla, problematikat me vlerësimin e nxënësve dhe mungesën e mësuesve profesionistë. E gjendur përballë pamundësisë ekonomike të familjes për të studiuar jashtë vendit, e reja tha se po mendon të largohet nga Shqipëria, ashtu si shumë bashkëmoshatarë të saj. “Nuk jam e sigurt a ta vazhdojë jetën time në Shqipëri. Nuk kemi infrastrukturë në shkollë. Shkojmë në shkollë e duhen para të marrin notën që meritojmë. Mungojnë mësues profesionistë, pedagogë…familja ime nuk ka mundësi të bëjmë shkolla jashtë Shqipërisë”, tha ajo. “Do iki jashtë shtetit si të gjithë”, tha gjimnazistja.