Kronikë
Protestues i plagosur me plumb gome gjatë përplasjeve me policinë në Bulevard
Një protestues është plagosur gjatë përplasjeve me policinë në Bulevard, pasi ka mbetur me një plagë në bark.

Një protestues ka mbetur i lënduar gjatë përplasjeve me policinë pasditen e sotme, në ditën e 8 të revoltës, para Kryeministrisë. Siç duket nga pamjet, i riu ka një plagë në pjesën e barkut e cila dyshohet se është shkaktuar nga një plumb gome. Ditët e fundit efektivët kanë përdorur plumba gome për shpërndarjen e protestuesve, krahas gazit lotsjellës dhe ujit me presion.