Sociale

Kryeministri shpërbleu policët, por mësuesit mbeten të braktisur

2 min leximPublikuar më

Burimi: CNA ·

Kryeministri ka shpërbluar policët për punën e tyre në protestat, por mësuesit mbeten të braktisur dhe të paaftë për të edukuar rininë.

Foto nga burimi: Pas shpërblimit të policëve, nuk ka vlerë takimi me mësuesit!

Një ditë pasi takoi dhe falënderoi policët për "punën e mirë që po bëjnë në protesta", kryeministri takoi drejtuesit e arsimit për të folur mbi masat që duhen marrë për të mos lejuar nxënësit të dalin në protestë.

Tani, nëse flasim për nxënësit, besoj se këtu ka një gabim. Fillimisht flitet me mësuesit. Sepse mësuesi është hallka e pare e zinxhirit të edukimit. Polici me shkop gome është hallka e fundit. Ai thirret kur kanë deshtuar të gjitha hallkat e tjera.

Ata të rinj mund të jenë, siç i cilësoi qeveria, "huliganë, injorantë, provincialë të periferisë që nuk dinë as shkrim e këndim, njerëz pa interes...". Por, edhe nëse janë kështu, ata janë produkt i qeverisjeve të këqija dhe, para së gjithash, i cilësisë së dobët të arsimit.

Ku dhe si janë edukuar këta të rinj? A i drejtoi kush në bibliotekë për t'i lidhur me librin? A i dërgoi kush t'i vizitonin një muze? A i çoi kush në teatër apo në cirk? Ku e kaluan koha e lirë kur ishin fëmijë? Në cilin park luajtën? Në cilën qendër pas shkollore shkuan për t'u argëtuar e kulturuar?

Sot i kërkohet shkollës t'i mbyllë dyert dhe t'i mbledhë informacion për t'i mbyllur rrjetet sociale. Jo për t'i edukuar, por për t'i larguar nga protestat.

Çfarë të rinjsh kemi edukuar? Çfarë shtetasish i kërkohet shkollës t'i formojë? "Petalet e partive", servile të nenshtuar, të rinj pa integritet, pa shtyllë kurrizore, të bindur se suksesi kalon përmes servilizmit dhe bindjes ndaj shefit?

Ne duhet t'i edukojmë të rinj kurajozë, rebelë sociale, kokëlartë, jo servile, të panenshtuar, të gatshëm t'i ngrenë krye përballe padrejtësive. Po, të gatshëm edhe t'i përleshim kur mendojmë se kanë të drejtë, sepse Atdheut i duhet një brez njerëzish që janë gati edhe ta jepin jetën e tyre për të, dhe jo butakë!

Prandaj, shkollën nuk duhet ta rreshtojmë në të njëjtin krah me policinë, për t'i kërkuar t'i punojë që t'i brumosë një brez të nenshtuar. Me mësuesit nuk mund të flitet një ditë pasi u është premtuar shpërblim policëve që rrahin nxënësit e "paedukuar" në protestë. Më saktë, në fillim duhet të shpërblehen mësuesit, pastaj policët!

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.