Arrestohet një 34-vjeçar për kanosje dhe shpallet në kërkim një bashkëpunëtor i tij
Një operacion policor në Fier, një 34-vjeçar u arrestua për kanosje dhe shpallet në kërkim një bashkëpunëtor i tij, një 37-vjeçar.

Një operacion policor në Fier, një 34-vjeçar u arrestua për kanosje dhe shpallet në kërkim një bashkëpunëtor i tij, një 37-vjeçar. Operacioni u realizua në kuadër të administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një 28-vjeçari, i cili ishte kanosur për t’iu kthyer borxhit një shtetasi i Italisë.
34-vjeçari, i cili u kap në flagrancë duke marrë 2 automjete në këmbim të borxhit, kishte me vete armë neuroparalizuese. Sekuestrohen 2 automjetet dhe pistoleta neuroparalizuese.
Dy shtetas, të cilët kanë precedentë të mëparshëm penal, janë në kërkim dhe punohet për lokalizimin dhe kapjen e tyre. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.