Politikë

Deputetët mos iu fshihni, disiplina partiake nuk ju shpëton nga përgjegjësia!

4 min leximPublikuar më

Burimi: Pamfleti ·

Deputetët duhet të mos fshihen dhe të shprehin individualisht me zë ose me votë për të gjitha zgjidhjet që kushtetuta vë në tavolinë dhe presin. Kushtetuta nuk lejon disiplinën partiake të shpëtojë nga përgjegjësia personale.

Foto nga burimi: Artan Fuga: Deputetë mos iu fshihni, disiplina partiake nuk ju shpëton nga përgjegjësia!

Deputetët mos iu fshihni, disiplina partiake nuk ju shpëton nga përgjegjësia!

Kini parasysh se para kombit dhe historisë në fund secili paraqitet vetëm, fillikat, si para Zotit, dhe atëherë askush nuk mund të justifikohet me "disiplinën partiake", si mekanizëm kriminal dhe antikushtetues! Qytetarët e kanë humbur besimin te ju! Është në dorën tuaj të mos humbni shansin e fundit që ju jep historia, jo për ju vetëm, personalisht, por për Shqipërinë e cilitës i detyrohemi të gjithë!

Deputetë, mos iu fshihni historisë! Është lajm i mirë që qarkullon se nesër, ditën e enjte, mblidhet Kuvendi i Shqipërisë në seancë. Por, ajo për mendimin tim modest si qytetar duhet të jetë një seancë e jashtzakonshme, jo me një rend dite mediokër, ose me debate që në fakt siç ndodh prej viteve fshehin dhe pengojnë debatin e vërtetë. Të shahesh me lirë shtëpie nuk i vlen asnjë qytetari. Mjaft me këtë lojë që na ka çuar këtu ku jemi! Një seancë e jashtzakonshme le të zgjasë dhe 12 orë, dhe 24 orë, por kombi, qytetaria, shoqëria, studentët, rinia, të gjitha shtresat e shoqërisë kërkojnë zgjidhje nga Kuvendi. Madje desha të them nesër e kërkojnë ekskluzivisht nga Kuvendi, Presidenti, jo nga Kryetari i ekzekutivit i punuar nga ata! Nuk mund të vazhdojnë të fshihen deputetët, siç kanë bërë shumica dermuese e tyre këto ditë, të qëndrojnë në shtëpi, apo të strehohen në tik-tokun e realitetit numerik, në ajër, apo nëpër kabllo, duke bërë ndonjë deklaratë fluturake sa për të lërenë gojën.

Kërkohej zgjidhje politike e krizës. Kanë sipas meje nja gjashtë a shtatë modele që duhet të shqyrtohen të gjitha një e nga një dhe të dalin nga salla me modelin e zgjidhjes para popullit shqiptar dhe botës që na vështron si hamë me dhembë njëri tjetrin! Hamë edhe Shqipërinë! Kjo është detyra e Niko Peleshit dhe e kryesisë së Kuvendit, jo të bejë predikime morale qaramane pa asnjë vlerë, e kryetarëve të grupeve parlamentare, e çdo kryetari komisioni dhe pastaj e çdo deputeti. Po nuk u orientuan aty ku kombi e kërkon do të kenë mbi shpatulla fajin e rendë personal dhe kolektiv të moskryerjes së detyrës, nëse duhet të them me një gjuhë të lëmuar, sepse faktikisht me gjuhë juridike do të ketë emër tjetër.

Nesër shihet: I dalin zot vendit, sidomos ata deputetë të përgjegjshëm nga të gjitha krahët, që nuk kanë ngarkesë aq të drejtpërdrejtë për të bërë përgjegjës për krizën e rendë që kalon qytetërimin shqiptar sot, apo do të lënë të rëshqasë në humnerë si një lis i prerë që rrëshket në hone të thella duke u copëtuar në dhjetëra degë, trungje, gjethe që i merr era!!! Të gjitha zgjidhjet i kanë në tavolinë! Sipas kushtetutës, sado e përdhosur që është, sado e mangët, sado e ka privuar kombin nga zgjidhja e krizave politike dhe sociale si kjo që jetojmë. Por, kjo kërkon që: 1. Deputetët të mos sillen si grup parlamentar politik në urdhrat e partive. Nuk është kjo çfarë kërkon dhe detyron kushtetuta, por si persona të veshur me pushtet që kanë përgjegjësi personale për çka bëjnë dhe thonë. 2. Detyrimisht duhet që deputetët pa përgjatshmëri të shprehin individualisht me zë ose me votë për të gjitha zgjidhjet që kushtetuta vë në tavolinë dhe presin! 3. E gjithë seanca të tremetohet minutë pas minute në të gjitha televizionet. 4. Të mos shihet ndarja partiake e deputetëve dhe nga deputetët, por këta të hyjnë në negociata përtej-partiake për të kërkuar krijimin e shumicave qoftë edhe të përkohëshme për të dhënë zgjidhje krizës me propozim konkret dhe të qartë politik, që ta bindë qytetarin se kombi ka fuqi të ecë në rrugë të mbarë dhe paqësore. Logjika e disiplinës parlamentare partiake është jokushtetuese dhe nuk e shpëton asnjë deputet nga përgjegjësia personale! Nuk e shpëton as deklaratat, por sjellja, përpjekjet, vota në Kuvend, është ajo që mat dhe ben dallimin! 5. Askush nuk e lan gojën me zgjidhje që nuk parashikohen në Kushtetutë ose me një fjalë goje si formulë magjike, sado radikal që të duket, kushdo që sillet kështu bllokon zgjidhjen. Vendi ka nevojë për zgjidhje politike kushtetuese që të shpërndanë në të gjithë shtresat e shoqërisë dhe të bindin qytetarin se kombi ka fuqi të ecë në rrugë të mbarë dhe paqësore.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.