Protestat në Tiranë: Prindërit në ankth për fatin e fëmijëve
Protestuesit shoqëruar nga policia pritet të dalin sot përpara Gjykatës së Shkallës së Parë për caktimin e masës së sigurisë. Shqetësimi i prindërve është shtuar pasi gjykata nuk ka publikuar ende emrat e personave që do të dalin sot përpara saj.

Protestuesit shoqëruar nga policia pritet të dalin sot përpara Gjykatës së Shkallës së Parë për caktimin e masës së sigurisë. Gjatë ditës sotme pritet të shqyrtohen gjithsej 59 masa sigurie për personat e shoqëruar pas protestave të zhvilluara në kryeqytet.
Situata para ambienteve të gjykatës paraqitet e tensionuar edhe për familjarët e protestuesve, të cilët janë mbledhur që në orët e para për të mësuar më shumë mbi fatin e tyre afërmve. Shqetësimi i prindërve është shtuar pasi gjykata nuk ka publikuar ende emrat e personave që do të dalin sot përpara saj për caktimin e masës së sigurisë. Mungesa e informacionit të qartë ka krijuar paqartësi mes familjarëve, të cilët presin jashtë institucionit për të marrë përgjigje mbi situatën ligjore të fëmijëve të tyre.