Aktualitet
Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin e mësimdhënies
Sindikata e Pedagogëve ka shpallur bojkotin e mësimdhënies duke nisur nga dita e sotme, duke mbështetur kërkesat e studentëve për arsim cilësor.

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, ka shpallur bojkotin e mësimdhënies duke nisur nga dita e sotme, 21 tetor. Ai ka deklaruar se pedagogët mbështesin kërkesat e studentëve për arsim cilësor dhe kërkon një hetim të plotë dhe të pavarur për dhunën e ushtruar ndaj studentëve që nga 13 tetori.