Bojkoti i mësimit në të gjitha universitetet, Kovaçi shpall vendimin e sindikatës
Kryetari i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi, ka shpallur bojkotin e mësimit në të gjitha universitetet e Shqipërisë, duke deklaruar se masa e bojkotit do të hyjë në fuqi nga data e sotme deri në një njoftim të dytë.

Kovaçi ka deklaruar se sindikata ka marrë një vendim për organizmin e bojkotit në mbështetje të studentëve me moton "jo dhunës ndaj studentëve". Kryesia e sindikatës në mbledhjen e 20 tetorit ka vendosur shpalljen e bojkotit në të gjithë universitetet e Shqipërisë, duke vazhduar nga sot deri në një njoftim të dytë.
Kovaçi ka vlerësuar rolin e medias në protestat, duke thënë se media nga pushteti i katërt është ngritur në pushtetin e parë dhe ka luajtur rolin e mbrojtës të qytetarëve shqiptarë. Ai ka deklaruar se media ka mbrojtur qytetarët shqiptarë nga masakrimi i forcave të rendit.