Protesta në rrethe, një pjesë e studentëve bojkotojnë mësimin në Elbasan
Studentët e Universitetit "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan kanë bojkotuar mësimin në kuadër të protestave të organizuara në Tiranë.

Një pjesë e studentëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan kanë bojkotuar mësimin ditën e sotme, në kuadër të zhvillimeve që lidhen me protestën e organizuar në Tiranë. Burime bëjnë me dije se si studentët, ashtu edhe stafi pedagogjik, janë lënë të lirë të vendosin në mënyrë individuale nëse do t’i bashkohen protestës në kryeqytet apo do të vijojnë procesin mësimor. Deri më tani, bojkoti nuk raportohet të jetë përfshirë nga të gjithë studentët e universitetit, por vetëm nga një pjesë e tyre. Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse pjesëmarrja në protestë do të ndikojë më tej në zhvillimin e procesit mësimor në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”.