Historia e Qamiljes, 117-vjeçares shqiptare që mund të jetë më e moshuarja në botë
Historia e një gruaje shqiptare që mund të jetë më e moshuarja në botë, Qamilja, e cila ka kaluar gjithë jetën në një fshat të Shqipërisë.

Qamile Marra, një grua shqiptare e lindur më 19 gusht 1909, mund të jetë gruaja më e moshuar në botë, sipas dokumenteve që dëshmojnë datëlindjen e saj. Ajo ka kaluar pothuajse gjithë jetën në fshatin Ferras, në mes të pemëve frutore, kopshtit dhe kafshëve, duke ruajtur një mënyrë jetese të thjeshtë. Gjatë më shumë se një shekulli, ajo ka përjetuar ngjarje të mëdha historike dhe ka parë pesë breza të familjes së saj të rriten.
Kur është pyetur për jetëgjatësinë, ajo është shprehur: “Jeton aq gjatë sa ka caktuar Zoti”. Sipas dokumenteve, Qamilja do të ishte dy ditë më e madhe se britanikja Ethel Caterham, e njohur nga Guinness World Records si gruaja më e moshuar në jetë. Familjarët kanë nisur procedurat për verifikimin e moshës së saj, ndërsa historia e shqiptares 117-vjeçare ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare, përfshirë agjencinë AFP.