Ministria e Shëndetësisë: 320 të lënduar gjatë protestat në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka publikuar bilancin e personave të lënduar gjatë protestave të zhvilluara në Shqipëri nga 13 deri më 21 tetor 2026.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka publikuar bilancin e personave të lënduar gjatë protestave të zhvilluara në Shqipëri nga 13 deri më 21 tetor 2026. Sipas të dhënave zyrtare, në total janë raportuar 320 persona të dëmtuar, mes tyre efektivët e policisë, protestues dhe kalimtarë të rastit.
Nga shifrat e bërë publike, 192 prej tyre janë punonjës të Policisë së Shtetit, 92 janë protestues, ndërsa 36 të tjerë janë kalimtarë. Në këtë kategori përfshihen edhe gjashtë përfaqësues të medias, njëri prej të cilëve shtetas i huaj.
Informacioni mbi të lënduarit gjatë protestave 13 – 21 tetor 2026 (ora 11:00)
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon se gjatë protestave të shpërndara në SUT dhe QSUT janë paraqitur dhe kanë marrë trajtim 8 persona:
Në SUT janë paraqitur 6 persona:
- 4 kalimtarë, tre prej të cilëve janë shtruar për trajtim të mëtejshëm në spital. Një prej tyre është nënshtruar në një operacion kirurgjikale, e cila ka përfunduar me sukses dhe gjendja e pacientit është e mirë.
Aktualisht në SUT janë 9 persona të shtruar, të lënduar gjatë protestave:
Në QSUT janë paraqitur 2 persona:
Të dy të lënduarit kanë marrë mjekimin dhe janë larguar që dje nga spitali.
Përmbledhje: Në datat 13 – 21 tetor 2026 në total janë raportuar 320 persona të dëmtuar, sipas të dhënave të administruara nga strukturat shëndetësore:
-Spitali universitar i Traumës
Sipas kategorive të raportuara, personat e dëmtuar ndahen si më poshtë:
192 efektivë të Policisë së Shtetit; 92 protestues; 36 kalimtarë; (Mes tyre: 6 përfaqësues të medias, 1 prej tyre i huaj).