Avokati i Popullit ngre alarmin për mbipopullimin në polici: 118 persona në ambiente me kapacitet 67
Avokati i Popullit ka evidentuar problematika serioze lidhur me pretendimet për dhunë policore ndaj protestuesve të shoqëruar gjatë protesteve të 20 tetorit në Tiranë, si dhe me kushtet e mbajtjes së tyre në ambientet e policisë.

Gjatë ditën e 20 tetorit, ekipe të Avokatit të Popullit kanë inspektuar Komisariatin e Policisë nr. 2, Bllokun e Sigurisë dhe Spitalin e Traumes. Komisariatet nr. 1, 5 dhe 6 nuk kishin persona të shoqëruar gjatë inspektimit, dhe për këto arsye nuk janë pjesë e këtij monitorimi.
Në Bllokun e Sigurisë, ndodheshin 118 persona, nga të cilët 36 ishin arrestuar orët e fundit. Në këtë ambient ndodhen 6 të mitur. U administruan 6 ankesa nga personat e arrestuar. Spitali i Traumes: 6 protestues, 1 prej të cilëve ishte i mitur, krahasuar me 34 persona të trajtuar mjekësisht një ditë më parë. Gjatë ditën e shtunë u administruan 6 ankesa për pretendime dhunë gjatë ditën e 20 tetorit, të gjitha në Bllokun e Sigurisë.
Gjetjet dhe baza ligjore
Në Bllokun e Sigurisë u pretendua dhunë gjatë ndalimit ose shoqëruarit. Në një rast u raportua dëmtim në kokë, dhe në një tjetër dëmtim i syrit. Pamjet filmike të publikuara nga protesta ngrenë shqetësim për tërheqje zvarrë dhe goditje me shkopinj gome. Qytetarët na kanë dërguar pamje filmike të dhunës së ushtruar nga policia gjatë ndalimit dhe shoqëruarit. Ne po i analizojmë dhe po i hetojmë për të nxjerrë përgjegjësit. Gjithashtu, publiku na është drejtuar me ankesa përmes telefonit dhe na ka sinjalizuar raste të përdorimit të forcës, të cilat po analizohen.
Standardi: Neni 3 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) ndalon torturën dhe trajtimin çnjerëzor ose poshtëues. Neni 11 mbron tubimin paqësor. Përdorimi i forcës duhet të jetë i ligjshëm, i domosdoshëm dhe proporcional.
Në Spitalin e Traumes, një person i arrestuar qëndronte ende i shtruar, i prangosur në krevat, ndërsa një punonjës policie ishte në dhomë. Ai pretendoi se u dhunua gjatë arrestimit dhe kishte dëmtim të madh në sy.
Standardi: Nenet 3 dhe 5 të KEDNJ kërkojnë mbrojtjen nga keqtrajtimi dhe respektimin e garancive gjatë privimit nga liria. Çdo kufizim fizik duhet të ketë bazë, të jetë i nevojshëm dhe të dokumentohet.
Gjatë inspektimit në Bllokun e Sigurisë u konstatua se në dhomën e destinuar për një person qëndronin 3 deri 4 persona. Sipas raportimit, të paktën dy persona flinin në dysheme. Kapaciteti zyrtar i Bllokut të Sigurisë është 67 persona, ndërsa ne gjetëm aty 118 të arrestuar.
Standardi: Neni 3 i KEDNJ ndalon trajtimin çnjerëzor ose poshtëues. Gjykata e Strasburgut ka percaktuar hapësirën minimale prej 3 m² për të burgosur në qeli me shumë persona. Standardet e Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës (CPT) kërkojnë vend për fjetje, ujë, higjienë dhe kujdes mjekësor.
Gjatë monitorimit morëm kontakt me 6 të mitur. Por në Bllokun e Sigurisë, ku mbahen, nuk u gjetën asnjë pamje filmike të tyre.