Politikë
Deputeti i PS: Nuk ka qenë shoferi im ai që u gjet i vrarë në makinën time në Tiranë
Deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Shalsi, ka deklaruar se 46-vjeçari Ismet Habili, që u gjet i vrarë në makinën e tij në Tiranë, nuk ishte shoferi i tij.

Deputeti i PS Eduart Shalsi ka deklaruare se 46-vjeçari Ismet Habili që u gjet i vrarë në makinën e tij, nuk ka qenë shoferi im. “Lidhur me lajmin e publikuar në disa media për ngjarjen tragjike në zonën e Komunës së Parisit, dua të sqaroj se informacioni sipas të cilit 46-vjeçari ishte shoferi im është i pavërtetë”, deklaron Shalsi. Ndërkohë policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanave të saj.