Sport

Zyrtare/ Elbasani nis ciklin e ri, prezanton trajnerin që pason Gvozdenovic

1 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Elbasani ka nisur ciklin e ri me Glen Dajën në pankinë, i cili ka marrë vendin e Ivan Gvozdenovic.

Foto nga burimi: Zyrtare/ Elbasani nis ciklin e ri, prezanton trajnerin që pason Gvozdenovic

Klubi verdheblu përmes një postimi në rrjetet sociale zyrtarizoi ardhjen e teknikut që mori vendin e Ivan Gvozdenovic të larguar përpara pak ditësh. Glen Daja merr detyrën e trajnerit të parë të Elbasanit pas eksperiencës së tij te Dinamo ku ishte në rolin e asistentit të babait të tij, Ilir Daja dhe tani do të ketë një sfidë të re përpara akoma më të rëndësishme. Daja do të nisë menjëherë nga puna me skuadrën e tij të re me Elbasanin që në fundjavë ka një ndeshje të vështirë në kampionat, atë me Teutën kryesuese. Aktualisht, pas 7 javëve kampionat, Elbasani pozicionohet në vendin e 6 të klasifikimit në Kategorinë Superiore me 7 pikë të grumbulluara dhe ndaj Teutës verdheblutë do të kërkojnë të bëjnë kthesën duke qenë se kanë 3 ndeshje që nuk e njohin shijen e fitores.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.