"The Times" tërhiqet dhe kërkon falje për publikimet e gabuara rreth Infantinos
Gazeta britanike "The Times" ka tërhequr një raportim dhe ka kërkuar falje për publikimet e gabuara rreth presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino. Gazeta korrigjoi pretendimet për një "pagë të dytë" që nuk ekzistonte dhe për shpenzimet dhe rimbursimet e Infantinos.

Gazeta britanike "The Times" ka tërhequr një raportim të publikuar më 13 tetor dhe ka kërkuar falje për publikimet e gabuara rreth presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino. Korrigjimi i gazetës pranon se informacioni për një "pagë të dytë" që pretendonte se Infantino e përfiste ishte i pasaktë dhe se një pagë e tillë nuk ekzistonte.
Gazeta korrigjoi edhe raportimin mbi shpenzimet dhe rimbursimet e Infantinos, duke thënë se këto shuma nuk konsiderohen shpërblim sipas rregullave zvicerane të raportimit dhe nuk duhet të deklarohen si të tillë në raportin vjetor të FIFA-s.
"The Times" ka tërhequr gjithashtu pretendimet se Infantino kishte blerë një pronë në Miami me çmim më i ulët se vlera e saj dhe korrigjoi edhe raportimin për lidhjet e tij dhe të familjes me kompaninë Shadi LLC, duke pranuar se ata nuk janë pronarë, përfitues ligjorë apo persona që ushtrojnë kontroll mbi të.
Në fund, gazeta ka kërkuar falje ndaj Infantinos dhe FIFA-s për pasaktësitë e publikuara.