Kronikë
Vrau dy vëllezërit dhe plagosi rëndë të tretin, Ngushëllim Manzin, Gjykata e Tiranës lë në burg
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën arrest me burg për 40-vjeçarin Ngushëllim Manzin, pasi ai u akuzua për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e të tretit.

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën arrest me burg për 40-vjeçarin Ngushëllim Manzin, pasi ai u akuzua për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e të tretit. Në gjykatë, Manzin nuk ka folur për shkak të tronditjes psikologjike.
Nëpërmjet avokatit, Manzin deklaroi se vrasja ka ardhur pasi tre vëllezërit Islamaj kanë dhunuar me sende të forta dhe leva atë, motrën dhe nënën. Më pas, ai ka marrë armën dhe ka qëlluar në kushtet e tronditjes së rëndë psikike.