Interesi i obligacioneve franceze tejkalon 5% per here te pare qe nga 2002
Interesi i obligacioneve 10-vjeçare të qeverisë franceze ka tejkaluar nivelin 5% për herë të parë që nga viti 2002. Ky nivel i lartë i interesit është një shenjë e rëndësishme për ekonomistët dhe investitorët, që mund të ndikojë në shpenzimet e qeverisë dhe në nivelin e borxhit publik.

Interesi i obligacioneve 10-vjeçare të qeverisë franceze ka tejkaluar nivelin 5% për herë të parë që nga viti 2002. Ky nivel i lartë i interesit është një shenjë e rëndësishme për ekonomistët dhe investitorët, që mund të ndikojë në shpenzimet e qeverisë dhe në nivelin e borxhit publik.
Normat e kthimit të obligacioneve franceze kanë qenë në rritje prej javësh, ndërsa ligjvënësit përplasen për buxhetin e vitit 2027, i cili parashikon miliarda euro shkurtime shpenzimesh për të ulur borxhin publik, që tashmë ka arritur në rreth 120% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Francës. Ky është një nga nivelet më të larta në Eurozonë dhe shumë mbi kufirin prej 60% të vendosur nga Bashkimi Evropian.
Obligacionet OAT të Thesarit të Francës përdoren gjithashtu si referencë për përcaktimin e normave të interesit në një pjesë të gjerë të ekonomisë, çka do të thotë se kostot e huamarrjes mund të fillojnë të rriten për bizneset dhe familjet.
Hera e fundit që norma e kthimit kishte arritur një nivel kaq të lartë ishte gjatë krizës financiare të lidhur me shpërthimin e flluskës së kompanive të internetit (dot-com).
Diferenca mes normave të kthimit të obligacioneve 10-vjeçare franceze dhe atyre 10-vjeçare gjermane, që konsiderohen pikë referimi për besueshmërinë kreditore në Evropë, u rrit gjithashtu ndjeshëm, duke iu afruar 160 pikëve bazë.
Shitja masive e obligacioneve ushtrojnë presion të mëtejshëm mbi qeverinë, në prag të vendimit që agjencia e vlerësimit Moody’s pret të marrë të premten për vlerësimin e kreditit sovran të Francës. Shumica e ekonomistëve presin një ulje të vlerësimit, e cila do të rriste automatikisht kostot e huamarrjes së qeverisë.
Kryeministri Sébastien Lecornu po përpiqet të sigurojë miratimin e buxhetit të vitit 2027 në Parlament, megjithëse nuk ka një shumicë politike për të mbështetur shkurtime shpenzimesh prej 43 miliardë eurosh që ai synon të realizojë.
Edhe nëse miratohet, buxheti do ta ulë deficitin e Francës vetëm në 5% të PBB-së të vitit ardhshëm, shumë mbi kufirin prej 3% të percaktuar për vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Ndërkohë, protestat e fundjavës, ku pjesëmarrësit kërkonin ndër të tjera më shumë shpenzime për shkollat dhe shërbimet e tjera publike, degjeneruan në aktet më të rënda të dhunës në rrugë që janë para prej vitesh.