Vetëvendosja organizoi autobusë për protestat në Tiranë, por nuk shkoi askush
Vetëvendosja organizoi autobusë për të çuar pjesëmarrësit në protestat në Tiranë, por nuk shkoi askush. Thirrja për pjesëmarrje në protesta u bë në një moment kur përfshirja e mbështetësve të Vetëvendosjes në protestat shqiptare është një fakt dhe objekt përplasjesh.

Vetëvendosja organizoi autobusë për të çuar pjesëmarrësit në protestat në Tiranë, por nuk shkoi askush. Thirrja për pjesëmarrje në protesta u bë në një moment kur përfshirja e mbështetësve të Vetëvendosjes në protestat shqiptare është një fakt dhe objekt përplasjesh.
Në rrjetet sociale, një video që bëri thirrje për pjesëmarrje në protestat kundër qeverisë shqiptare qarkulloi prej 24 orësh. Videoja thoshte se nisja do të bëhej në orën 12:00 nga parkingu pas Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Thirrja për pjesëmarrje në protesta vjen në një moment kur përfshirja e mbështetësve të Vetëvendosjes në protestat shqiptare është një fakt dhe objekt përplasjesh edhe në Kosovë. Dy shtetas nga Kosova u ndaluan gjatë protestave në Tiranë dhe deklaruan se janë mbështetës të Albin Kurtit.
Vëllai i ministres së Kurtit, Fitore Pacolli, doli me deklaratë pro protestave të dhunshme në Tiranë, ndërsa vetë kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pranoi se njerëzit e Vetëvendosjes janë në protestë.
“Nuk mund të mbahet Vetëvendosje përgjegjëse nëse mbështetësit tanë shkojnë e protestojnë atje”, tha Albulean Haxhiu.
Edhe deputetët e VLEN në Maqedoninë e Veriut nuk kanë mbetur pasivë. Bekim Qoku, njeriu direkt i Kurtit që bëri lëmsh shqiptarët e Maqedonisë, bëri thirrje direkt për rrëzimin e qeverisë në Tiranë. Ai u ndalua nga autoritetet shqiptare në doganë më 8 korrik 2026, në kulmin e protestave të Flamingove, në pikën kufitare të Qafë Thanës.
Së bashku me të ishin deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Hasim Murteza. Por angazhimi i tyre në protestat e Tiranës nuk është pritur mirë nga shqiptarët atje.
“Komuna Çair dhe ti VLEN, në Çair e kënaqët e doni të rregulloni punët e shqiptarëve në Shqipëri?! VLEN, studentët kërkojnë respektimin e ligjit për gjuhët!”, tha Bekim Berisha.
Madje, ai ka përgënjeshtruar edhe pretendimin se Shvercerat, tifozët e Shkupit, kanë dalë në mbështetje të protestës.