Aktualitet
Revoltat e të rinjve/ Studentët dhe pedagogët protestuan para Ministrisë së Arsimit
Studentët dhe pedagogët kanë nisur një marshim drejt Parlamentit për të protestuar kundër Edi Ramës.

Protestuesit kanë nisur marshimin e tyre nga Ministria e Arsimit drejt institucioneve të tjera, fillimisht drejt Parlamentit. Studentë gjimnazistë, me mbështetje edhe të pedagogëve dhe qytetarëve protestojnë prej më shumë se një javë duke kërkuar largimin e Edi Ramës. Protesta nisi fillimisht para Kryeministrisë, bashkë me pedagogët dhe më pas vijuan drejt Ministrisë së Arsimit.