Aktualitet
22 protestues të liruan menjëhershëm, pritet masa e sigurisë për të tjerët
58 protestues u paraqitën para Gjykatës së Tiranës, ndër të cilët 22 u liruan menjëhershëm, ndërsa për të tjerët pritet masa e sigurisë.

Pas daljes së 58 personave para Gjykatës së Tiranës, të shoqëruar nga Policia gjatë protestës në kryeqytet, për 22 prej tyre gjyqtari Sokol Shehu vendosi masën e sigurisë detyrim paraqitjeje duke urdhëruar lirimin e tyre të menjëhershëm, ndërsa pritet masa e sigurisë për pjesën tjetër.
Janë arrestuar 271 persona në 7 ditë protesta, kryesisht me akuzën e shkatërrimit të pronës publike dhe kundërshtimi me dhunë të policisë së shtetit.