Armando Sadiku thotë ‘mjaft’, ish sulmuesi i Kombëtares tërhiqet nga futbolli i luajtur
Ish sulmuesi i Kombëtares shqiptare Armando Sadiku ka nisur një karrierë të re, duke u bërë Drejtori Sportiv i Bellinzonës në Zvicër.

Ish sulmuesi i Kombëtares shqiptare Armando Sadiku ka nisur një karrierë të re, duke u bërë Drejtori Sportiv i Bellinzonës në Zvicër. Sadiku, një prej shënuesve më të mirë në Kombëtaren shqiptare, ka shënuar 12 gola me fanellën kuqezi në 38 ndeshje të zhvilluara në total. Ai është i njohur për golin e tij historik në ndeshjen nda Rumanisë në Evropianin e Francës në vitin 2016, që i dha fitoren skuadrës sonë përfaqësuese në pjesëmarrjen e saj të parë në atë kompeticion madhor. Sadiku ka konfirmuar vendimin e tij për të tërhequr këpucët në gozhdë në moshën 35 vjeçare, duke shkruajtur në një postim në rrjetet sociale: "Faleminderit, futboll! Do të më mungosh".