Gjykata dënon me dhjetë vjet burgim një person për krime lufte në rajonin e Pejës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me dhjetë vjet burgim Millorad Gjokoviqin për krime lufte në Ozdrim dhe në fshatrat përreth rajonit të Pejës.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me dhjetë vjet burgim Millorad Gjokoviqin për krime lufte në Ozdrim dhe në fshatrat përreth rajonit të Pejës. Gjokoviq u arrestua në qershor të vitit 2022. Trupi gjykues tha se Gjokoviqit do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim, raporton Betimi për Drejtësinë.
Në qershor të vitit 2023, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzën ndaj Gjokoviqit ku thuhej se i pandehuri me 7 maj të vitit 1999, se bashku me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, fillimisht rrethuan fshatin Ozdrim në komunën e Pejës, dhe me pas nisën një ofensivë ushtarake-policore, duke shënën me armë në drejtim të popullsisë civile, çrast u vrane 19 civilë të nacionalitetit shqiptarë.
Hetimet kanë siguruar prova të mjaftueshme relevante juridike që deshmojnë dyshimin e bazuar se i pandehuri në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marë pjesë dhe ka kontribuar në kryerjen veprës penale për të cilën po akuzohet.
Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, dhjetëra persona janë dënuar për krime lufte nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare të drejtësisë. Në vitin 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë u hetuan nga Misioni i Kombeve të Bashkuara (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) ishte përgjegjës për hetimet e krimeve të luftës.
Në vitin 2018, ky mision i ka dorëzuar dokumentet në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore. Së voni, Prokuroria Speciale ka ngritur një sërë aktakuzash për krime lufte në Kosovë, përfshirë edhe aktakuza në mungesë.
Sipas Institutit të Krimeve të Krushërave të Luftës në Kosovë, janë dokumentuar gjithsej 12.230 viktima të luftës së viteve 1998-99. Në ndërkohë, më shumë se 1.500 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur nga kjo luftë.