Demokratët amerikanë akuzojnë Trumpin se po favorizon Rusinë
Demokratët amerikanë akuzojnë presidentin Donald Trump se po ndjek një politikë me të butë ndaj Rusisë, pas marrëveshjes për naftën, lehtësimin e sanksioneve dhe kontakteve të fundit me Vladimir Putinin.

Presidenti amerikan Donald Trump po përballët me kritika nga demokratët për marrëveshjet e fundit me Moskën, të cilat, sipas kundërshtarëve të tij, mund të favorizojnë Rusinë në një kohë kur vazhdon lufta në Ukrainë.
Sipas Sky News, një nga çështjet që ka nxitur debatin është marrëveshja për naftën me Rusinë, të cilën administrata Trump e ka justifikuar me nevojën për të ulur çmimet e karburanteve, të ndikuar nga zhvillimet në Lindjen e Mesme.
Megjithatë, kritikët argumentojnë se marrëveshja mund të i sigurojë Moskës ardhura të tjera nga energjia, të cilat mund të përdoren për financimin e luftës në Ukrainë.
Kritika ka shkaktuar edhe vendimin i Trumpit për të lehtësuar disa sanksione ndaj Rusisë përmes një urdhri ekzekutiv. Presidenti amerikan e ka cilësuar masën në interes të sigurisë kombëtare, por ajo ka nxitur kundërshtime edhe nga republikanët.
Senatori John Cornyn deklaroi se Lindsey Graham do të ishte "i tmerruar" nga ky vendim.
Ndërkohë, demokrati Gregory Meeks kërkoi bllokimin e marrëveshjes për naftën, duke argumentuar se ajo mund të i sigurojë Putinit miliona dollarë për të vazhduar luftën kundër Ukrainës. Ai e akuzoi gjithashtu Trumpin se po u jep përparësi marrëveshjeve me përfitime personale në vend të mbështetjes për Kievin.
Debati është intensifikuar edhe pas takimit të delegacionit amerikan Steve Witkoff me Putinin në Shën Petersburg.
Trump deklaroi në Truth Social se Uashingtoni nuk kishte bërë lëshime për lirimin e 74-vjeçarit Hubbard, ndërsa mbrojti vendimin për sanksionet duke argumentuar se vendosja e tyre do të kishte ndërprerë negociatat.
Këto zhvillime kanë shtuar akuzat se presidenti amerikan po ndjek një qëndrim me të butë ndaj Moskës dhe një politikë me të ashpër ndaj Kievit.